Egli Tako flet për herë të parë në një studio televizive për ndarjen nga Olsi Bylyku: “Jam falenderuese që ndodhi”

vovalbania September 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egli Tako flet për herë të parë në një studio televizive për ndarjen nga Olsi Bylyku: “Jam falenderuese që ndodhi”

Egli Tako ka qenë e ftuar në puntatën e parë të programit “Mos i bjer me Top” për këtë sezon.

Normalisht në këtë intervistë nuk munguan pyetjet për ndarjen e bujshme të saj nga këngëtari dhe aktori Olsi Bylyku.

Egli u shpreh se tashmë që kanë kaluar muaj pas kësaj ndarje ndihet shumë mirë dhe shtoi se është falenderuese për çka ndodhi, kjo pasi ka arritur të njohë një anë shumë të fortë të vetes së saj.

“Kam zgjedhur të eci me mendimin se çdo gjë ndodh për një arsye dhe është gjithmonë për mirë “- tha Egli ndër të tjera.

“Unë jam shumë mirënjohëse. Ai është padiskutim arsyeja pse unë jam e ftuar këtu dhe njerëzit kanë interes të dijnë rreth jetës time. Sigurisht këtë nuk mund t’a zhbëj asnjëherë. Jam mirënjohëse për çdo fragment të bukur dhe çdo sakrificë që ka bërë në marrëdhënien tonë, që ishte shumë e bukur për aq sa zgjati, pastaj njerëzit nuk mbahen me zor“- u shpreh ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48967 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE