Einxhel dhe Dj Dagz janë martuar në fshehtësi?!

vovalbania September 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel dhe Dj Dagz janë martuar në fshehtësi?!

As vetë ata nuk e kishin imagjinuar që një reality show si “Big Brother VIP” do i ndryshonte jetën rrënjësisht për një vit.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën në formatin e njohur në 2021, ku u dashuruan dhe më pas u bekuan me një djalë, Trev. Aktualisht, prej një muaji, ata janë zhvendosur në Prishtinë, ku po jetojnë të tre.

Para pak kohë Dagz i propozoi moderatores për martesë. Por, a ka pasur një celebrim në fshehtësi apo a kanë ata në plan një dasmë?

Këtyre pyetjeve Dagz u është përgjigjur në intervistën e tij të fundit. Ai mohoi të jenë martuar në fshehtësi teksa zbuloi se kanë në plane një dasmë.

“Nuk ka pasur martesë në fshehtësi sepse as nuk mundemi ta bëjmë. Çdo detaji sado i vogël del në media. Unë nuk jam shumë tip i dasmave por kohët e fundit po ka qejf Einxhel për një dasmë. I ka pëlqyer dasma e motrës sime dhe nuk është se nuk e kemi menduar. Kemi qejf që edhe Trev të jetë pak më i rritur e të bëjmë një dasmë tamam.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE