Enca bën reagimin e parë në mediat sociale pas arrestimit

vovalbania September 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Enca bën reagimin e parë në mediat sociale pas arrestimit

Në ballkonin e shtëpisë së këngëtares Enca Haxhia u gjenden 5 vazo të mbjella me kanabis, ndaj ditët e fundit ajo u bë kryefjalë e mediave.

Pas arrestimit, Enca u lirua shpejt pasi kishte deklaruar se është përdoruese dhe se e kishte mbjellë lëndën për përdorim vetjak.

Ndërkohë, para disa ditësh Gjykata e Tiranës e ka liruar nga paraburgimi, duke i caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Tashmë që ndodhet jashtë, ajo ka bërë edhe reagimin e saj të parë në rrjetet sociale.

Enca nuk ka folur ende për gjithë situatën e bujshme, ama ka postuar një zemër si për të treguar dashamirësi ndaj mbështetësve në këtë situatë të vështirë të saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50996 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE