Pas të vëllait, edhe Endri Prifti përflitet për një romancë me gazetaren e njohur (FOTO)

vovalbania September 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas të vëllait, edhe Endri Prifti përflitet për një romancë me gazetaren e njohur (FOTO)

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë Stefi Prifti pranoi publikisht se ishte në një lidhje dashurie, ditët e fundit vëllai i tij, Endri Prifti po përflitet për një romancë.

Sipas zërave që po qarkullojnë së fundmi në median online, këngëtari i njohur po shijon një lidhje romantike me gazetaren e njohur, Ola Bruko. Kujtojmë se që të dy personazhet e njohur publik kanë punuar së bashku ne një program televiziv, aty ku pretendohet se ka lindur edhe dashuria e tyre.

Pas të vëllait, edhe Endri Prifti përflitet për një

Bruko ka disa kohë që është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, Andi Papaproko me të cilin ka dy fëmijë, një djalë edhe një vajzë.

Sipas spekulimeve, dyshja e njohur ka nisur të bashkëjetojë dhe se romanca e tyre duket tepër serioze. Deri tani ende nuk kemi një konfirimim nga ana e Olës apo Endrit në lidhje me këto thashetheme që kanë pushtuar shtypin rozë prej ditës së djeshme.

Pas të vëllait, edhe Endri Prifti përflitet për një

Endri Prifti është një personazh që rrallë herë ka folur për jetën e tij personale por në një intervistë të dhënë në muajin mars të këtij viti, ai rrëfeu se prej një viti nuk kishte takuar djalin e tij të vogël, duke u shprehur se as ligji nuk kishte funksionuar. Artisti i njohur ka dy djem, të cilët kanë 9 vite diferencë nga njëri-tjetri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51739 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE