Po tani çfarë? Fero habit me postimin për Arbenitën

vovalbania September 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po tani çfarë? Fero habit me postimin për Arbenitën

Fero dhe Arbenita vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me postimet e tyre në mediat sociale.

Para pak ditëve Fero deklaroi se ka ndarë rrugët përfundimisht me modelen përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se nuk mban përgjegjësi për postimet e ish-bashkëshortes.

Pas Feros, reagoi Arbenia, përmes një postimi në “Instastory”, ku shihej një ‘meme’ që kishte fokus djemtë 25 vjeçar të Ballkanit që janë të papunë, e që për ta ende kujdeset nëna e tyre.

“Çfarë të them më tepër?”,shkroi Arbenita në mbishkrimin e postimit.

Po ashtu, ajo ndau një video tjetër ku shkruhej: “Kur ai nuk më besonte se unë injoroja meshkujt e tjerë për të, derisa edhe ai u bë një prej tyre“, duke nënkuptuar se ajo ka qenë personi që ka mbyllur lidhjen.

Tani Fero ka ngacmuar sërish. Ai ka postuar një video në Instagram ku shihet një çift luanësh duke shkruar: “Unë kur isha me Arbenitën”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/09/QWr63.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE