Beniada zbulon emrin e këngëtares me të cilën ka gati bashkëpunimin e parë muzikor

vovalbania September 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Beniada zbulon emrin e këngëtares me të cilën ka gati bashkëpunimin e parë muzikor

Nëse ju ka munguar të shihni Beniadën në ekran, kemi një lajm të mirë. Modelen do ta shohim shumë shpejt në muzikë.

Mëngjesin e sotëm, e ftuar në “Wake Up” ajo zbuloi se ka gati këngën e saj të parë.

Beniada tregoi se do vijë në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Arlinda Gjoni dhe se do jetë një këngë që do ketë shumë energji, humor dhe patjetër që flet për dashurinë.

Modelja “paralajmëroi” publikun se kënga nuk ka lidhje me jetën e saj private.

Sipas Beniadës, ky projekt nuk është fillimi i një karriere në muzikë, thjesht është një eksperiencë e bukur që po bën me shoqen e saj të ngushtë.

“Nuk jam këngëtare, nuk do bëhem, thjesht do jetë një eksperiencë e bukur me shoqen time të ngushtë”, shprehet Beniada Nishani.

E pyetur për projektet televizive, Beniada u shpreh se nuk ka ende një projekt konkret. Por, shtoi se do që të sjellë edhe projekte që lidhen me modën.

“Kam disa surpriza, jo vetëm me televizionin. Beniada nuk është një personazh që do të merret vetëm me televizionin. Dua t’i jap Shqipërisë pak nga moda italiane. Dua të bëj emisione të bukur interesante. Jo thjesht të rri të ngrohë karrigen aty.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48874 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE