Giorgia Meloni: Nuk do ta lë Italinë të bëhet kampi i refugjatëve të Evropës!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Giorgia Meloni: Nuk do ta lë Italinë të bëhet kampi i refugjatëve të Evropës!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka thënë se “nuk do të lejoj që Italia të bëhet kamp i refugjatëve të Evropës”.

Ajo ka folur në Nju Jork ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Meloni ka thënë se një rritje e numrit të mbërritjeve të emigrantëve në ishullin Lampedusa e ka vënë Italinë nën “presion të paqëndrueshëm”.

Në Nju Jork ajo ka hedhur poshtë kritikat ndaj Memorandumit të Mirëkuptimit që BE-ja ka nënshkruar me Tunizinë për bashkëpunim në ndalimin e trafikantëve me qenie njerëzore që përdorin brigjet e saj për të nisur anijet me emigrantë, raporton ANSA.

 “Është e rëndësishme që memorandumi me Tunizinë të çohet përpara .Është një model për t’u përdorur edhe me kombet e tjera”, ka thënë ajo.

Kryeministrja italiane ka thënë se kishte “vëmendje dhe ndërgjegjësim të madh” për situatën e emigrantëve dhe “shumë solidaritet”.

“Problemi është të shohim se kur dhe në çfarë shkalle, ai solidaritet do të shndërrohet në akte konkrete”, ka shtuar ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49320 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE