Konjufca: Asociacioni bashkë me njohjen, çelës për përparimin e dialogut!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konjufca: Asociacioni bashkë me njohjen, çelës për përparimin e dialogut!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ideja origjinale e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve ishte që nuk mund të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa njohje reciproke.

Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut, është problem. Eshtë në përgjegjësinë e Kosovës që të gjejë formën që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të mos e cënojë rendin juridik.

Sipas Konjufcës pozicioni i Serbisë është që Kosova duhet të themelojë një Asociacion të komunave me shumicë serbe “jashtë çdo ombrelle politike të procesit që ka arritur në këtë pikë ku jemi tani”.

Ai tha se ekspertët që kanë hartuar Aneksin për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi e kanë zgjeruar ombrellën, teksa komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se ndërmjetësi i dialogut, Mirosllav Lajçak është “pozicionuar” kundër Kosovës.

Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohjadhe Asociacioni. Tani Lajçak po thotë që aty është vetëm Asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE-së, atëherë ne mund të themi që [i dërguari i BE-së për dialogut, Mirosllav]Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia.

Konjufca shtoi se pohimet e Kurtit, i cili tha se Lajçak është ndërmjetës i njëanshëm, nuk mund të quhen akuza, ashtu siç i cilësoi Bashkimi Europian.

Së pari, nuk mendoj që ato ishin akuza. Ishin disa konstatime të mënyrës së punës së Lajçakut. Eshtë vërejtur, thënë të drejtën, qysh në fillim që Lajçak qëndrimet të cilat i artikulon, më shumë janë, le të themi, marrje e pozicionit të Serbisë fillimisht, e pastaj përpjekje që përmes mekanizmave të ndryshëm edhe formulimeve që ai i qetë në zgjidhjet që i propozon, të mund të jenë pikënisje e pozicionit të Serbisë, se si të mund të akomodojë në mënyrë sa më të përshtatshme pozicionimin e Serbisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49702 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE