Ky është komenti i Luizit për prindërit e Kiarës!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky është komenti i Luizit për prindërit e Kiarës!

Pjesmarrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania”, mund të ketë qenë një nga vendimet më të mira që këngëtari ka marrë në jetë deri më tani.

Kjo pasi ai jo vetëm u shpall fitues i programit, krijoi një audiencë që e ndjek në çdo hap të tij, por gjeti edhe dashurinë e jetës, Kiara Titon.

Ai krijoi një lidhje me moderatoren teksa ishin ende pjesë e reality show-t, shkëmbyen puthjet e tyre të para si dhe u martuan, por në kuadër të lojës.

Nga ai moment e deri më sot, Luizin dhe Kiarën i kemi parë thuajse gjithmonë bashkë. Mirëpo së fundmi atyre i janë bashkuar edhe prindërit e Kiarës, për të cilët Luizi ka dhënë një koment.

Këngëtari postoi një foto në InstaStory ku shihej krah Kiarës dhe familjes së saj, dhe shkroi: “Janë njerëz të mirë”.

Kujtojmë se në rrjet prej kohësh po qarkullon lajmi për një shtatzëni të mundshme të Kiara Titos.

Për këtë, duket se i kan dhënë fund aludimeve burimet për “Kryefjala”, të cilët pohuan lajmin, duke konfirmuar se moderatorja është në pritje të ëmbël.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48872 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE