Urimi i Kristit në ditëlindjen e Deas, ishte shumë ndryshe nga ai që prisnim!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Urimi i Kristit në ditëlindjen e Deas, ishte shumë ndryshe nga ai që prisnim!

Ditën e sotme, blogerja e njohur shqiptare, Dea Mishel Hoxha feston ditëlindjen e saj të 28.

Për këtë ditë të veçantë, ajo postoi në Instagram disa foto ku shihej e veshur me një body të zi dhe torta para me urimin “Gëzuar Ditëlindjen”.

Postimin Dea e shoqëroi me shkrimin: “Duke i bërë ëndrrat e mia realitet. Goca e ditëlindjes”.

Të shumtë kanë qenë komentuesit që i kanë uruar ditëlindjen, mes tyre dhe Krist Dragot, ish banori i BBV, për të cilin u përfol shpesh në rrjet se ka diçka më shumë se miqësi me Dean.

Mirëpo Kristi zgjodhi që urimin për blogeren ta bëjë shumë ndryshe nga dedikimi që ajo i bëri atij për ditëlindje.

Pak javë më parë, Dea bëri një dedikim, duke postuar në rrjetet sociale disa foto me ish-banorin e BBV. Madje ai urim i blogeres, i shtoi akoma më shumë aludimet se dyshja janë në një marrëdhënie romantike. (Gjë e cila u mohua më pas).

E nëse mendoni se ditën e sotme, Kristi i ktheu “borxhin” duke i bërë një urim special mikeshës së tij, e keni gabim!

Në postimin e blogeres, ish banori është mjaftuar me një koment: “Happy bday Dea”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE