Vendin e parë e zë Italia, zbuloni se ku renditet kuzhina shqiptare në botë!

vovalbania September 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendin e parë e zë Italia, zbuloni se ku renditet kuzhina shqiptare në botë!

Taste Atlas Awards (2022) ka publikuar renditjen e kuzhinave më të mira në botë. 10 vendet e para në renditje janë kuzhina italiane, e pasuar nga ajo greke, spanjolle, japoneze, indiane, meksikane, amerikane, franceze dhe peruviane.

Ndërkohë kuzhina shqiptare renditet në vendin e 68 ku ushqimet më të famshme në Shqipëri përmenden: flija, tava e kosi, qoftet e fërguara, fërgesë, petulla, jani me fasule, ballokume, paçe koke, qifqi, qumështor, gjizë e të tjerë.

Renditja e kuzhinave botërore është bërë sipas votave të audiencës për përbërësit, pjatat dhe pijet.

Rikujtojmë se, pas një shekulli trazirash, mirëpritja e Shqipërisë mbetet e pandryshuar ndërsa refugjatët kthehen për të rindërtuar identitetin e tyre kombëtar duke kontribuar në turizmin vendas, shkruan revista prestigjioze britanike, Condé Nast Traveller nga impresionet e një turisti të huaj përmes autores Stephanie Ravanelli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49742 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE