Greqia përfshihet nga greva e përgjithshme 24 orëshe, paralizohet transporti publik

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqia përfshihet nga greva e përgjithshme 24 orëshe, paralizohet transporti publik

Greqia është përfshirë nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe, ku gjithë transporti i udhëtarëve dhe i mallrave është paralizuar.  Metroja, trami dhe troley busët marrin pjesë në grevë, ndërsa edhe disa prej shoferëve autobusëve urbanë marrin pjesë në grevë, çka ka sjellë radhë të mëdha trafiku në rrugët e kryeqytetit.

Një gjykatë e Athinës e shpalli grevën e kontrollorëve ajrorë si të pa ligjshme ndaj edhe në aeroportet e vendit fluturimet do të kryhen normalisht.

Edhe mësuesit, mjekët dhe punonjës të sektorit privat marrin pjesë në grevë. Asnjë anije pasagjerësh ose mallrash nuk do të niset nga portet e vendit për 24 orët e ardhshme.

Sindikatat e sektrorit shtetëror dhe atij privat u hodhën në grevë në kundërshtimi të votimit në parlament të një ligji rregullator në kodin e punës, i cili rregullon ose përshtat me ekonominë reale marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Ligji parashikon edhe mundësinë e dypunësimit në sektorin privat si dhe lejon edhe pensionistët të punësohen në sektorin privat, por me kushte tepër strikte.

Ndryshon edhe kuadri ligjor i dhënies së pagës së papunësisë dhe ndihmës sociale për të papunët.

Qeveria beson se ky ligj do të çlirojë mijëra vende pune si dhe do të reformojë marrëdhëniet e punës në sektorë të ndryshëm të ekonomisë ,pikërisht në një prej momenteve më delikate që po kalon ekonomia e vendit për shkak të mungesës së më tepër se 750.000 punonjësve në tregun e punës,ndërsa si për çudi papunësia në vend është afro 10% për shkak të dhënies pa kriter të pagesës së papunësisë dhe ndihmave sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE