Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i bashkohet kastit të “DWTS”!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” i bashkohet kastit të “DWTS”!

Spektakli më i madh i kërcimit në vend së shpejti do të nisë. “Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Faqja zyrtare e DWTS në Instagram sapo publikoi konkurrenten e radhës.

Aktiviste dhe opinioniste, Ina Kollçaku është më gati se kurrë të sfidojë veten në kërcim. Kujtojmë se Ina ka qenë pjesë e Për’puthen 1. Sa do e ndihmojë atë eksperienca që ka në show balerini profesionist Eltion?

Kujtojmë, se pjesë e DWTS, janë edhe dy prezantuesit e TAR. Enxhi dhe Eni janë pjesë e Top Albania Radio-s. Ai prezanton “Live From Tirana”, ndërsa ajo “Wake Up” çdo mëngjes. Ndërsa Enxhi do të kërcejë me Silvester, partnerja e Enit në DWTS është Odeta.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren. Ju me siguri i njihni dhe i pëlqeni këta dy konkurrentë të “Dancing with the Stars”, por për kë bëjnë tifo fansat e TAR, për Enxhin apo Enin?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE