Ligji “Për shtetësinë”/ Ministri i Brendshëm në Kuvend: Qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të mos testohen për gjuhën!

vovalbania September 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ligji “Për shtetësinë”/ Ministri i Brendshëm në Kuvend: Qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të mos testohen për gjuhën!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka propozuar në Kuvend që qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të mos i nënshtrohen një testi për gjuhën dhe historinë shqiptare për të përfituar nënshtetësinë.

“Ne kërkojmë që qytetarët e Kosovës që kanë gjuhë zyrtare, e flasin gjuhën aq bukur sa ne dhe e njohin historinë tonë sa ne, nuk kanë pse t’i nënshtrohen një testi për gjuhën apo historinë. Në këtë këndvështrim do bëhet një përjashtim për shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Edhe në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ndaj edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që do kërkojnë shtetësinë shqiptare, kjo do mundësohet. Këtë vendimmarrje do e quaja historike, për të çuar përpara një përgjegjësi që ka vendi amë për ata që aplikojnë për pasaportat me natyralizim”, tha ai.

Në një reagim në rrjete sociale, ai kërkoi mbështetjen e deputetëve në Kuvend për miratimin e këtij pr. ligji që t’u krijohet mundësia talenteve që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë që mund të aktivizohen për ekipet e moshave të kombëtares sonë kuq e zi të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

 “Kuvend Kërkoj mbështetjen për Ligjin “Për shtetësinë”, t’u krijojmë mundësinë talenteve që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, por që mund të aktivizohen për ekipet e moshave të kombëtares sonë kuq e zi (në sporte të tjera apo në fushën e artit), të pajisen me pashaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjithashtu përjashtohen nga testimi i njohurive të gjuhës shqipe dhe historisë së RSH, aplikantët për shtetësi me natyralizim, të cilët vijnë nga shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49594 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE