Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë qindarkë për këtë ide!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Është lodra më e njohur në botë, por shpikësja e saj nuk ka fituar asnjë qindarkë për këtë ide!

Ndoshta i keni dashur, e ndoshta edhe urryer, por në vitin 2017 ka qenë pothuajse e pamundur që të dilnit nga shtëpia e të mos shihnit dikë duke rrotulluar një lodër ‘fidget spinner’ ndër gishta. Loja ishte shitur në dhjetëra miliona njësi, e disa kishin fituar shuma të majme parash nga to.

Megjithatë, kjo nuk përfshin personin që e shpiku lojën. Catherine Hettinger thotë se ideja për ‘fidget spinner’ i erdhi në vitin 1993 dhe tentoi t’ia ofrojë disa prodhuesve të lodrave, por që e refuzuan. Katër vite më vonë mori patentën për “shpikjen” e saj që në vitin 2005 skadoi, pasi nuk mund të përballonte tarifën e rinovimi prej 400 dollarësh për të ruajtur të drejtat e pajisjes.

Catherine Hettinger created & patented the fidget spinner in 1993; it expired in 2005. Now people make $ on her invention.#protectyourpatent pic.twitter.com/uWco7A5mMj

— Omni Legal Group (@omnilegalgroup) May 10, 2017

Kjo do të thoshte që çdokush mund të bënte versionin e vet të lodrës pa u përballur me pasoja ligjore. Këtë rast e shfrytëzoi Scott McCoskery, i cili në vitin 2014 shpiku diçka që e quajti ‘Torqbar’, që fakt ishte ‘fidget spinner’. Ao tha se e shpiku sepse dëshironte diçka ku do të përqendronte duart gjatë takimeve, në mënyrë që të mos lëvizte aq shumë ndërsa shefi i tij po fliste.

Duke marrë parasysh që nuk arriti ta ruajë patentën dhe nuk i prodhonte vetë lodrat, shpikësja e ‘fidget spinner’ nuk ka fituar absolutisht asgjë nga  buja që bëri kjo lodër. Pavarësisht kësaj, ajo i tha ‘The Guardian’ në vitin 2017 se ishte “e kënaqur” që njerëzit shijuan gjërat që ajo krijoi. Hettinger shtoi se i pranoi rrethanat, por edhe se gjërat mund të ishin krejtësisht ndryshe nëse dikush do të kishte investuar tek ajo shumë vite më parë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE