Komentet seksiste të presidentit portugez për një vajzë ndezin revoltë në Portugali!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Komentet seksiste të presidentit portugez për një vajzë ndezin revoltë në Portugali!

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa është vendosur në qendër të akuzave për seksizëm pas komenteve që bëri ndaj një vajze gjatë një shëtitje në Toronto, pjesë e vizitës së tij zyrtare në Kanada. Ajo tregoi me gisht dekolten e hapur të vajzës duke i thënë të kujdesej se do ta kapte gripi dhe më pas iu drejtua asaj duke i thënë “je më e bukur se nëna jote”.

"La hija todavía pilla una gripe. ¿Has visto el escote que lleva?" Marcelo Rebelo de Sousa presidente de Portugal pic.twitter.com/27O331AUKF

— La Razón (@larazon_es) September 17, 2023

Komentet shkaktuan reagime në Portugali, duke e detyruar liderin, i cili është bërë i njohur për pikëpamjet e tij konservatore, të dalë publikisht për t’u mbrojtur. “Nuk ishte një koment seksist. Unë nuk e mendova kështu dhe as vajza me nënën e saj. Nuk ishte aspak seksiste”,-tha ai. Por, portugezët dhe aktivistët e të drejtave të grave thanë se ai duhet të kërkojë falje.

“Ai duhet të kërkojë falje. Seksizmi po na vret. Nuk është shaka. Jemi në vitin 2023. Nuk mund të shohësh një grua që nuk e njeh dhe të bësh “shaka” me peshën e saj apo me dekoltenë”,-tha Isabel Moreira, deputete në Partinë Socialiste në pushtet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50925 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE