Supermodelja Linda Evaneglista flet për dhunën e përjetuar nga ish-bashkëshorti!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Supermodelja Linda Evaneglista flet për dhunën e përjetuar nga ish-bashkëshorti!

Supermodelja e njohur kanadeze, Linda Evangelista ka lëshuar së fundmi akuza të rënda ndaj ish-bashkëshortit, Gérald Marie, duke thënë se ai abuzonte fizikisht me të. 58-vjeçarja rrëfeu në episodin e tretë të dokumentarit “The Super Models” se Gérald, ish-drejtues i agjencisë “Elite Model Management”, e dhunonte sistematikisht, por duke u kujdesur që të mos i linte kurrë shenja në fytyrë.

Evangelista u martua me Marie në vitin 1987, kur ajo ishte 22-vjeçe dhe ai 37-vjeç. Ajo u shpreh se:

I dhashë fund me të kur isha 27-vjeçe. Ai mori gjithçka që kisha, por unë fitova lirinë dhe kjo vlente më shumë se çdo gjë tjetër.

Rikujtojmë, se supermodelja ka zbuluar së fundmi se ka luftuar me kancerin e gjirit dy herë në pesë vitet e fundit. Në një intervistë të sinqertë, 58-vjeçarja tregoi se për herë të parë u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2018.

E zbulova në mamografinë time vjetore. Margjinat nuk ishin të mira dhe për shkak të faktorëve të tjerë shëndetësorë. Doja të lija gjithçka pas dhe të mos merresha me këtë, ndaj zgjodha mastektominë dypalëshe. Duke menduar se do isha mirë dhe se kanceri i gjirit nuk do të më vriste.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE