U lexoi nxënësve fragmente nga Ditari i Anne Frank, mësuesja pushohet nga puna!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U lexoi nxënësve fragmente nga Ditari i Anne Frank, mësuesja pushohet nga puna!

Së fundmi një mësuese në Hampshire të Teksasit u pushua nga puna pasi lexoi një fragment nga ‘Ditari i Anne Frank’. Zyrtarët në Distriktin e Pavarur të Shkollës Hampshire-Fannett arritën në përfundimin se ajo u prezantoi nxënësve një libër të papërshtatshëm. Distrikti u dërgoi një email prindërve, duke i informuar se libri nuk do të lexohet më në shkolla.

“Leximi i asaj përmbajtjeje do të ndalet menjëherë. Mësuesja së shpejti do t’ju përcjellë faljen e saj juve dhe studentëve”,-thuhet ndër të tjera në email. Dyshohet se nxënësve të klasës së tetë u lexua një pjesë e romanit grafik në të cilin Frank mendon për organet e saj gjenitale dhe thotë se dëshiron të shohë gjoksin e shoqes së saj. Romani grafik, i shkruar nga Ari Folman dhe i ilustruar nga David Polonsky, është një përshtatje e ditarit të 13-vjeçares Ana Frank, të cilën ajo e shkroi ndërsa fshihej me familjen e saj në Amsterdam nën pushtimin nazist.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48868 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE