Vuçiç: Kam frikë nga masat e përshkallëzuara të Kurtit, duam një sinjal të qartë nga SHBA dhe BE!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vuçiç: Kam frikë nga masat e përshkallëzuara të Kurtit, duam një sinjal të qartë nga SHBA dhe BE!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste në televizionin amerikan Newsmax, ka thënë se i frikësohet shumë masave të përshkallëzuara të marra së fundmi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe tha se Beogradi pret një “sinjal të qartë” nga administrata e SHBA-së dhe BE-së.

“Kam shumë frikë nga masat e përshkallëzuara të marra së fundmi nga Kurti dhe kam frikë se do ta bëjë sërish nesër, pasnesër, çdo ditë, po e bën vetëm për të provokuar serbët dhe nuk e di se çfarë. E pashë që reagoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, se reagoi BE-ja, por nuk u bë aq sa duhet për ta bindur Kurtin që të ndalojë provokimet e tilla”, u shpreh Vuçiç, duke komentuar tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kreu i shtetit serb theksoi se Kurti po i bën të gjitha këto vetëm për të provokuar serbët dhe theksoi se nuk e dinte, çfarë të presësh.

 “E kam parë se sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar, se ka reaguar BE-ja, por nuk është bërë aq fort sa për ta bindur Kurtin që të ndalojë provokimet e tilla”, tha Vuçiç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50395 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE