Zambi, gjendet një strukturë prej druri gjysmë milion vjeçare!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zambi, gjendet një strukturë prej druri gjysmë milion vjeçare!

Zbulimi i trungjeve të lashta prej druri në brigjet e një lumi në Zambi ka ndryshuar kuptimin e arkeologëve për jetën e lashtë njerëzore. Studiuesit gjetën prova se druri ishte përdorur për të ndërtuar një strukturë gati gjysmë milioni vjet më parë. Gjetjet sugjerojnë se njerëzit e epokës së gurit ndërtuan ato që mund të kenë qenë streha.

“Ky zbulim ka ndryshuar mënyrën se si unë mendoj për paraardhësit tanë të hershëm”,-tha arkeologu Larry Barham. Shkencëtari i Universitetit të Liverpool-it drejton projektin kërkimor “Deep Roots of Humanity”, i cili gërmoi dhe analizoi lëndën drusore të lashtë. Zbulimi mund të transformojë besimin aktual që njerëzit e lashtë bënin jetë të thjeshta, nomade. Barham tha ndër të tjera se:

Ata bënë diçka të re dhe të madhe nga druri. Ata përdorën inteligjencën, imagjinatën dhe aftësitë e tyre për të krijuar diçka që nuk e kishin parë kurrë më parë, diçka që nuk kishte ekzistuar kurrë më parë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE