Festojnë 17-vjetorin e martesës, Eni Jani ndan foton e rrallë me Genc Fugën dhe vajzat

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Festojnë 17-vjetorin e martesës, Eni Jani ndan foton e rrallë me Genc Fugën dhe vajzat

Dy aktorë të dashur të skenës shqiptare dhe që janë çift në jetën reale, Eni dhe Genci Fuga festojnë sot plot 17 vite martesë.

Eni përmes një postimi në instagram ka ndarë me ndjekësit një foto nga dasma kur ishin në fillimet e marrëdhënies së tyre dhe një foto të afërt, bashkë me dy vajzat, ku krahas shkruan: “Para 17 vjetesh festuam dhe sot me zemren plot e bekime rrethuar”. 

Ndërkohë kujtojmë se aktori para pak javësh iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente shëndetësore, për shkak të një goditjeje në tru. Tashmë ai po kalon një periudhë rikuperimi, i cili fatmirësisht shihet të jetë në formë të mirë fizike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE