Java mbyllet me mot me vranësira e shira në vend!

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Java mbyllet me mot me vranësira e shira në vend!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe me intervale kthjellimi. Reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar janë prezente kryesisht në veriperëndim e përgjatë vijës bregdetare. Më pas, reshjet e shiut prekin fillimisht Ultësirën Perëndimore e më tej shtrihen në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri mesatar, në formë shtrëngatash të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperendim, me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në bregdetin jugor dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 10 m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/31
Re shi

Kukës
14/30
Re shi

Lezhë
14/30
Re shi

Dibër
13/32
Re shi

Durrës
17/32
Re shi

Tiranë
19/31
Re shi

Elbasan
18/30
Re shi

Berat
18/32
Re shi

Vlorë
20/31
Re shi/diell

Korçë
16/29
Re shi/diell

Gjirokastër
11/31
Re shi

Sarandë
18/30
Re shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51184 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE