Kryeministri Kurti: Po vazhdojnë sulmet terroriste ndaj policisë në veri të Kosovës/Apel Serbisë: Mos i sponsorizo!

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Kurti: Po vazhdojnë sulmet terroriste ndaj policisë në veri të Kosovës/Apel Serbisë: Mos i sponsorizo!

Rreshteri Afrim Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrisë është efektivi i vrarë sot në veri të Kosovës. Familjarët njoftojnë se sot në orët e para të mëngjesit morën lajmin e kobshëm, por sipas tyre, “të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh”.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU*, Rreshter në Policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrisë.

Me Bunjakun u plagos edhe një koleg, pjesë e aksionit për të liruar rrugën mbi urën e fshatit Banjskë të Zveçanit, të zënë nga dy kamionë pa targa. Por, hasën në rezistencë e siç u njoftua zyrtarisht nga policia, u sulmuan me armë nga disa pozicione.  Për fat të mirë, i lënduari është jashtë rreziku për jetën. Lajmin e rikonfirmoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e vizitoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas vrasjes në Banjskë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, e ka ngritur gjendjen e gatishmërisë në këtë qendër e në spitalet e përgjithshme, veçanërisht të Mitrovicës e Vushtrisë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare po jep një konferencë shtypi me numrin dy të policisë, Fehmi Hoti reagoi sërish e në një postim në X informoi se po vazhdojnë sulmet terroriste ndaj policisë në veriun e Kosovës. Për këtë arsye, Kurti i bëri thirrje Serbisë të mos i sponsorizojë.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej muajit maj kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që i patën bojkotuar. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejshëm dhe të punojë për shtensionimin e gjendjes së krijuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE