Sot themi gëzuar për Yll Limanin, ja sa vite mbushi këngëtari i njohur

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot themi gëzuar për Yll Limanin, ja sa vite mbushi këngëtari i njohur

I lindur në vitin 1994, data 24 shtator shënon ditëlindjen e Yll Limanit. Këngëtari i njohur sot mbush plot 29 vjeç.

Edhe kjo ditë speciale për të dhe familjen e tij, Yllin e gjeti në punë pranë publikut të tij teksa po performonte në Bruksel.

Ylli e nisi karrierën e tij muzikore që në moshë shumë të re me pjesmarrjen e tij në “Voice of Albania”.

Megjithëse nuk arriti të shpallej fitues, Ylli preku finalen e pas përfundimit të kësaj eksperience, nisi të debutonte me krijimet e tij në tregun muzikor.

Tashmë ai është shndërruar vitet e fundit në një nga emrat më të pëlqyer dhe të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.

Ylli edhe verën që lamë pas ishte nga këngëtarët më të kërkuar në mbrëmje dhe koncerte kudo ku ka shqiptarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49333 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE