Copëzat e asteroidit që rrezikon planetin prekën Tokën!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Copëzat e asteroidit që rrezikon planetin prekën Tokën!

Një ditë më parë në Tokë kanë mbërritur disa copëza të mbledhura nga një asteroid që mund të përplaset me Tokën në të ardhmen. Mediat e huaja shkruajnë se mostrat u mblodhën nga NASA dhe tashmë u krijojnë mundësinë shkencëtarëve që të mësojnë më shumë rreth origjinës së sistemit diellor si dhe për natyrën e shkëmbit hapësinor që mund të përplaset me planetin tonë në të ardhmen.

Anija kozmike OSIRIS-REx 7 vjet pas nisjes në hapësirë fluturoi pranë Tokës të dielën për të lëshuar një kapsulë brenda së cilës ndodheshin copëzat nga Bennu. OSIRIS-REx, ose “Origins, Spectral Interpretation, Resource Identification, Security, Regolith Explorer”, u lëshua në hapësirë në vitin 2016 dhe filloi të orbitojë Bennu-në në 2018. Ndërkohë në vitin 2020 anija kozmike e mblodhi mostrën dhe u nis në udhëtimin e saj të gjatë të kthimit në Tokë në maj 2021.

Sonda e NASA-s udhëtoi për 3.86 miliardë milje gjithsej deri në Bennu dhe më pas në rrugën e kthimit. Anija kozmike e lëshoi kapsulën nga një distancë prej 102,000 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës herët të dielën dhe ajo u fut në atmosferën e planetit në orën 10:42 të mëngjesit me orën lokale.

Sipas mediave anija kozmike e lëshoi kapsulën nga një distancë prej 102,000 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës herët të dielën dhe ajo u fut në atmosferën e planetit në orën 10:42 të mëngjesit me orën lokale. Ndërkaq, helikopteri Ingenuity i NASA -s do të bëjë së shpejti fluturimin e tij të 60-të në Mars. Fluturimi i 60-të i Ingenuity për në Planetin e Kuq pritet të zhvillohet në fund të shtatorit. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE