Oracle shpenzon mbi 100 milionë dollarë në çipat Ampere!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Oracle shpenzon mbi 100 milionë dollarë në çipat Ampere!

Së fundmi kompania amerikane e teknologjisë kompjuterike Oracle ka rënë dakord të parapaguajë 104.1 milionë dollarë për çipat procesues nga kompania startup Ampere Computing. Oracle gjithashtu investoi 400 milionë dollarë në Ampere përmes një kartëmonedhë të konvertueshme në vitin e tij fiskal 2023.

Ampere ndërton çipa serveri të personalizuar duke u bazuar në teknologjinë Arm e cila konkurron me dizajnet e prodhuara nga Intel dhe Advanced Micro Devices, të cilat përdorin X86. Oracle ka investuar qindra-miliona dollarë në Ampere që kur kjo kompani u themelua.

Ideja pas investimit në Ampere dhe blerjet e çipave të saj është që t’i jap avantazh “cloud-it” të Oracle mbi kundërshtarët e saj. Amazon.com i prodhon vet çipat e saj të serverit të cilat konkurrojnë me Ampere, ndërsa Google i prodhon vet procesorët e inteligjencës artificiale. Reuters raporton se Ampere ka refuzuar të komentojë, ndërsa Oracle nuk i është përgjigjur akoma kërkesës së bërë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49439 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE