Adelina Tahiri flet për herë të parë për grabitjen e shtëpisë

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adelina Tahiri flet për herë të parë për grabitjen e shtëpisë

Pak kohë më parë shtëpia e këngëtares Adelina Tahiri ra pre e vjedhjes, e grabitësit morrën sende me vlerë.

Këngëtarja vendosi që këtë situatë t’a kalonte në heshtje për një kohë të gjatë.

Mirpo në daljen e saj të fundit për Live From Tirana ajo zbuloi më shumë rreth kësaj ngjarje dhe mënyrës si e përjetoi.

“Një femër e fortë kalon çdo gjë, ngre kokën lart dhe i kalon. Në fakt, ka ndodhur në shtëpinë ku jetoj në Shkup, në Maqedoni. Nuk doja ta diskutoja sepse nuk kisha fuqi të merresha me të. Më kanë hyrë në shtëpi, më kanë marrë gjëra me vlerë. Por nuk është këtu problemi. Kam pasur kujtime nga njerëz që nuk janë më. Sado që t’i blesh nuk mund t’i zëvendësosh më.

Unë isha në Greqi me pushime në atë kohë. Ngjarja ka ndodhur një të premte. Kishin hyrë nga ballkani, jo nga dera. Unë jetoj në kat të dytë dhe nuk e di si kanë mundur. Por jam tmerruar dhe ka qenë një traumë për mua. E kam përjetuar shumë rëndë. Unë edhe sot e kësaj dite mendoj se si do ta gjej shtëpinë kur të shkoj. Denoncimin e bëra dhe tani ia kam lënë në dorë policinë. Por në fakt nuk kam ndonjë shpresë, nuk e di pse.

Këngëtarja tha se gjërat që e mërzisin i kalon duke mos i mërzitur njerëzit rreth vetes.

Më pëlqen të kaloj kohë me njerëz që më bëjnë të qesh. Pastaj mbyllem në vete, qaj pak dhe kalon. Kam qenë shumë e mërzitur këto kohë dhe nuk e kam pasur mendjen tek krijimi i këngëve.”- u shpreh këngëtarja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48929 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE