“Kjo video shkon për ju…”- I ofenduan familjen, Stresi kërcënon “gangsterët” e TikTok-ut

vovalbania September 26, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Kjo video shkon për ju…”- I ofenduan familjen, Stresi kërcënon “gangsterët” e TikTok-ut

Duket se ofendimet ndaj reperit Stresi në TikTok kanë kaluar çdo limit, aq sa ky i fundit “detyrohet” të bëjë një reagim paralajmërues.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Stresi kërcënon “gangsterët” e TikTok-ut se nuk do i tolerojë më nëse vazhdojnë me ofendimet.

Në video, reperi shprehet: “Kjo video shkon për ju gangsterët e TikTok-ut. E di që kemi rënë shumë poshtë, në nivele shumë të këqija këtu në TikTok, nuk na është dashur fare të merremi me këto punë por edhe ne punojmë me gjak, nuk punojmë me ujë. Çmendesh kur dëgjon që të shajnë nënën, motrën, vëllain, babain, fëmijën. Unë nuk ia ndaloj askujt gojën, as mua nuk ma ndal njeri, ky është fakt por vetëm diçka po ju them ‘do vijë ajo ditë’. Shikoni, unë kujt ia kam vënë syrin, nuk i jam ndarë gjithë jetën por të betohem që do vijë ajo ditë që do shihemi. Mua personalisht, kush më ka prekur aq thellë në familje, sot e 2 mijë vjet, qofsha djali më i poshtër nëse ia fali. Po çfarë do ndodhë? Do shani dhe do lodheni duke sharë”, tha ai.

Më tej Stresi vazhdon duke thënë:

“Do vijë kohë që të dikush që ka sharë nga Amerika apo nga gjithë bota, keni për të ardhur në shtëpiat tuaja, se nuk keni ku shkoni pa ardhur në tokën tuaj Dhe në atë moment që ktheheni në Shqipëri, ka për të qenë momenti më i lumtur për mua. Nuk kam parë akoma një djalë të mirë, që nuk shan, që flet tamam, që thotë se unë jam burrë dhe do të vi të përballem. Për atë Zot i keni hyrë një lojë shumë të keqe. Keni zgjedhur lojën më të gabuar për të sharë të tjerët nga motra dhe nga ropt. Nuk ka për të patur Zot, ju betohem në Zot, betohem në gjakun e nënës se nuk do ia fal asnjërit. Nëse iu zë, të shkretët ju. Vazhdoni ju, jepini shani por unë do ju shk* të gjithë listën e dasmës po ju zura. Do shihemi shumë shpejt, jua premtoj që do keni shumë të reja në muajin tetor”, dëgjohet Stresi të thotë në videon e publikuar në TikTok”, përfundoi reperi.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/09/Tiktok_1697610305933.mp4

Kujtojmë se reperi u pa kohë më parë krah një vajze, për të cilën u përfol si partnerja e tij.

Stresi reagoi duke u shprehur se me vajzën në fjalë nuk ka asnjë lidhje, përvecse ajo do jetë pjesë e klipit të tij të ardhshëm muzikor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE