Xhensila Myrtezaj zbulon fotot artistike me barkun e rrumbullakosur pak para lindjes së djalit të saj!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhensila Myrtezaj zbulon fotot artistike me barkun e rrumbullakosur pak para lindjes së djalit të saj!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Ditën e djeshme Xhensila ka postuar një video, ku ka treguar prapaskenat e fotove artistike që ka bërë së bashku me Besin dhe vajzën e tyre, Ajka përpara lindjes së djalit të tyre. E nuk pritëm shumë gjatë për t’i parë këto kujtime të bukura të çiftit, pasi vetëm pak më parë Xhensila ka postuar disa prej tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Këngëtarja ka vendosur që këtë rrugëtim ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka postuar në një video ku ushtrohet për ta mbajtur trupin në formë dhe për ta patur sa më të lehtë shtatzëninë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE