“Çifti simpatik”! Të gjithë e dinë dedikim për Roza Latin, acarohet partnerja e Stines

vovalbania September 28, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Çifti simpatik”! Të gjithë e dinë dedikim për Roza Latin, acarohet partnerja e Stines

Stine dhe Graciela, ka qënë një çift mjaft i komentuar në shtypin rozë, për shkak të uljeve dhe ngritjeve që kanë patur në marrëdhënien e tyre. Kujtojmë që dyshja i dha fund lidhjes në vitin 2018-të dhe u ribashkuan rreth një vit më vonë.

Nga ana tjetër, Stine është komentuar së tepërmi për marrëdhënien e tij me Roza Latin, më të cilën ka qënë në një lidhje dashurie për tre vite rresht. Ndërkohë që dyshja ishte ndarë prej kohësh, gjatë paraqitjes së tyre në një konkurs kërcimi në vitin 2015-së, publiku nisi të aludonte se mes tyre kishte ende një emocion të fortë.

Pavarësisht se ka kaluar shumë kohë nga kjo zhurmë mediatike, disa fansa ende ngacmojnë Gracielën në lidhje me këtë marrëdhënie të vjetër.

Përmes disa postimeve të bëra në profilin e saj në TikTok, këngëtarja ka treguar se po kalonte një kohë të mrekullueshme me partnerin e saj, Stine dhe miqtë e tyre.

Teksa në sfond është dëgjuar “Çifti simpatik”, Graciela ka shkruar se kjo këngë është dedikim për të por ndjekësit e saj pretendojnë se në fakt kjo këngë është shkruar për Roza Latin.

“Të gjithë e dinë se për kë është bërë kjo këngë”, shkruan një komentuese.

“Ti dhe ata ‘të gjithë’ që thua ti, se mendojnë si ty, dini vetëm përrallat e Vera Grabockës dhe portalave. Kështu që flini nga krahu që keni dëgjuar përralllat“, përgjigjet Graciela.

Por këngëtarja nuk është ndalur me kaq, ajo ka vijuar të bëjë disa postime të njëpasnjëshme, ku sqaron të gjithë ata që dyshojnë se kjo këngë është bërë për dikë tjetër dhe jo për të.

Një tjetër komentuese ka shkruar: “O zemër, ky e do dashurinë e parë, me këtë këngë kanë kërcyer bashkë. Shikoje videon mirë pastaj fol”.

“O zemër, e di cili është problemi? Problemi është se ju çfarë shihni dhe dëgjoni, e besoni. Unë nuk kam çfarë të shoh fare, kam qënë në krahë të bashkëshortit tim në çdo moment për 15 vite rresht. Pavarësisht uljeve-ngritjeve që ka cdo çift në një lidhje, kam parë mbi të gjitha dashurinë që kemi për njëri-tjetrin. Sa për informacion, këngë “Çifti Simpatik” është bërë para formatit të kërcimit (ku Stine dhe Roza morën pjesë). Tani ju besoni dhe flisni çfarë shihni në portale, ndërsa unë kam fakte. Të gjithë datat e projeteve në PC në studio“, sqaron Graciela.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE