Krijonte terror mes banorëve, ‘arrestohet’ në Meksikë kukulla Chucky!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Krijonte terror mes banorëve, ‘arrestohet’ në Meksikë kukulla Chucky!

Një ngjarje e habitshme ka ndodhur së fundmi në Meksikë. Të gjithë e njihni kukullën Chucky, apo jo? Epo, ja që policia meksikane e ka ‘arrestuar’ atë dhe pronarin e saj për terror të dyshuar ndaj njerëzve. I dyshuari, të cilit i referohen vetëm si Carlo N, raportohet se përdori kukullën dhe i vendosi një thikë dhe u kërkoi para vendasve të frikësuar në Monclava, një qytet në shtetin verior të Coahuila-s.

Carlos N u kap në sheshin kryesor të qytetit, teksa dyshohet se ishte nën ndikimin e substancave narkotike dhe u akuzua për prishje të rendit publik dhe rrezikim të publikut më 11 shtator. Por, ajo që ishte e çuditshme është se oficerët morën përsipër detyrën të ‘arrestonin’ edhe kukullën.

Policia më pas dërguan Carlos-in ashtu edhe kukullën në stacionin policor, ku të dy u prangosën madje edhe iu bënë fotografitë nga arrestimi. Kjo kukull u bë e njohur pas filmit horror të vitit 1988, “Child’s Play”. Sipas raportimeve, oficeri që vendosi kukullën në pranga u qortua më vonë pasi nuk e kishte marrë seriozisht punën e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51012 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE