Takimi i enteve rregullatore! Shqipëria merr Presidencën e rrjetit mesdhetar të enteve rregullatore!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Takimi i enteve rregullatore! Shqipëria merr Presidencën e rrjetit mesdhetar të enteve rregullatore!

Shqipëria ka marrë presidencën e radhës së Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore.

Në asamblenë dy ditore që po zhvillohet në vendin tonë, u bë dorëzimi i presidencës nga përfaqësuesi i entit rregullator Kroat, Josip Popoviç, tek Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.

Fill pas këtij momenti, Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit si dhe përgjegjësitë e marrjes së kësaj presidence.

 “Është përgjegjësi për ne si vend, mikpritës për herë të parë i Asamblesë së MNRA-së në Shqipëri. Mikpritja është një traditë e fortë shqiptare, shumë e rëndësishme, dhe, përveç të tjerash, është një detyrim i imi dhe bashkëpunëtorëve të mi që, jo vetëm të jemi organizatorë të mirë të këtij eventi, por edhe të bëjmë që ju të ndiheni si në shtëpi”, tha Armela Krasniqi, kryetare e AMA.

Në Asamblenë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore do të diskutohen sfidat me të cilat përballet mjedisi mediatik në ditët e sotme. Në takime ka përfaqësues të nivelit të lartë, të platformës Facebook, Tik Tok dhe nga Unesco.

“Tani jemi në proces që të ndryshojmë dhe të amendsojmë kodin e praktikës për gjuhën e urrejtjes. Jemi duke debatuar reformën e vitit 2016 për gjuhën e urrejtjes, presidenca spanjolle do të bëjë në muajin tetor një seminar të nivelit të lartë ku ne do të diskutojmë ndryshimet e kodit te praktikes për gjuhën e urrejtjes”, tha Marisa Jimenez Martin-drejtore e Politikave Publike dhe zv.drejtore e marrëdhënieve me BE.

Akti Evropian për Lirinë e Medias, që pritet të miratohet së shpejti nga Këshilli i Evropës është një nga temat e kësaj Asambleje. Pavarësisht se ky akt ende nuk ka hyrë në fuqi, fokusohet në pavarësinë e mediave, por edhe në transparencën e pronësisë së medias dhe të shpërndarjes së reklamave publike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49431 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE