Nga e hëna nis shtesa e pensionit; mbi 700 mijë përfitues për të gjitha kategoritë

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga e hëna nis shtesa e pensionit; mbi 700 mijë përfitues për të gjitha kategoritë

Duke nisur nga 1 tetori pensionet do të shpërndahen bashkë me rritjen prej 8.6%. Pensionistët e vlerësojnë këtë rritje por njëkohësisht theksojnë se është e nevojshme që një masë e tillë të vijojë. Ata shprehen se i përballojnë shpenzimet me ndihmën e fëmijëve.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve shoqërore Astrit Hado shpjegon se përllogaritja për rritjen tashmë ëshët përfunduar për të gjithë përfituesit dhe pensionistët do e tërheqin shtesën bashkë me pensionin e radhës. Nga ky indeksim përfitojnë të gjitha kategoritë

Hado sqaron se indeksimi 8.6% është bërë duke përllogaritur rritjen e çmimeve të shportës së pensionistëve.

Efekti në buxhetin e shtetit për këtë vit si pasojë e rritjes së pensioneve rezulton 3.2 miliardë lekë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE