Preu pemën e njohur si “Sycamore Gap” të famshme për miliona njerëz, arrestohet 16-vjeçari!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Preu pemën e njohur si “Sycamore Gap” të famshme për miliona njerëz, arrestohet 16-vjeçari!

Një pemë e famshme që ka qëndruar në murin romak të Hadrianit në Britani për më shumë se 200 vjet është prerë qëllimisht, ndërsa në paranga ka rënë një 16-vjeçar. Autoritetet e kanë quajtur një “akt vandalizmi”. Pema e vendosur në Parkun Kombëtar Northumberland në Anglinë veriore, u bë e famshme për miliona njerëz në mbarë botën kur u shfaq në filmin e suksesshëm të Kevin Costner të vitit 1991 “Robin Hood: Prince of Thieves”.

Pema e njohur si “Sycamore Gap” ishte vendosur në Murin e Hadrianit të listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili u ndërtua rreth 1900 vjet më parë për të ruajtur kufirin më të largët veriperëndimor të Perandorisë Romake. Ajo u konsiderua si një nga pemët më të fotografuara në Angli dhe u votua si Pema angleze e vitit në vitin 2016.

Organizata bamirëse e trashëgimisë National Trust tha se ishte e tronditur dhe e pikëlluar nga prerja e pemës. “Pema ka qenë një tipar i rëndësishëm dhe ikonik në peisazh për gati 200 vjet dhe do të thotë shumë për komunitetin lokal dhe për këdo që e ka vizituar vendin”,-tha menaxheri i i saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE