Armenët në protesta anti-qeveritare në Jerevan për largimin e bashkëatdhetarve nga Nargorno-Karabak!!

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armenët në protesta anti-qeveritare në Jerevan për largimin e bashkëatdhetarve nga Nargorno-Karabak!!

Disa qindra armenë protestonin në qendër të kryeqytetit Jerevan kundër politikave të qeverisë që sollën largimin e armenëve etnikë nga Nagorno-Karabak dhe marrjen e kontrollit të rajonit nga Azerbaixhani.

Pas sulmeve të fundit ushtarake, forcat azere kanë mundur militantët rezistues armenë në rajonin e kontestuar, dhe kapitullimi ka shkaktuar një eksod masiv nga rajoni që dikur popullohej nga rreth120 000 armenë.

Gjatë tre ditëve të fundit pas dorëzimit të armëve nga militantët, 100,417 banorë armenë janë larguar drejt Jerevanit.

Sot vargu i refugjatëve nga Nagorno-Karabak ishte zvogëluar ndjeshëm teksa Armenia tha se thuajse e gjithë popullata e territorit të shkëputur armen ishte zhvendosur, për t’i lënë kontrollin Azerbaixhanit.

Gazetarët në pikën e kalimit të Kornidzor drejt Armenisë, thanë se vetëm disa ambulanca po kalonin dhe rojet kufitare thanë se po prisnin vetëm autobusët e fundit, shkruan rrjeti AFP.

Në qytezën kufitare armene Goris, qindra refugjatë të lodhur prisnin me bagazhet e tyre  që qeveritarët të ofronin ndihmë apo akomodim.

Autoritetet armene thanë se 14 pacientë të sëmurë kishin vdekur gjatë zhvendosjes në rrugët malore të territorit.

Artak Beglaryan, ish-zyrtar separatist i Karabakut tha se vetëm grupet e fundit të rezidentëve ishin rrugës për në Armeni.

Armenia me një popullatë prej 2.8 milionë, përballet tashmë me sfidën e strehimit të fluksit të madh të të larguarve. Zyrtarët thanë se kanë siguruar deri tani akomodime të përkohshme për 35,000 njerëz.

Armenia akuzon Azerbaixhanin për fushatë spastrimit etnike në rajonin e Nagorno-Karabakh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50179 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE