Pak pasi kërcënoi “gangsterët” e TikTok-ut, Stresi shfaqet i penduar: “Kërkoj falje…”

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pak pasi kërcënoi “gangsterët” e TikTok-ut, Stresi shfaqet i penduar: “Kërkoj falje…”

Disa ditë më parë, Stresi iu rikthye sërish sherreve virtuale në TikTok dhe madje edhe me një “kërcënim” për gangsterat e këtij rrjeti social, siç ai vet është shprehur, duke u thënë se ai nuk fal dhe nuk harron kurrë.

Mirëpo mbrëmjen e kaluar, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur pendesë për veprimet e fundit dhe madje ka kërkuar falje publike.

“Kërkoj falje, nuk jam unë ai por koha tregon më së miri. I kërkoj falje familjes sime që janë bërë pjesë e internetit tashmë dhe pjesë e sharjeve. Unë i kërkoj falje publikisht të gjithë atyre që i kam ofenduar familjen por kam qënë jashtë kontrollit sepse u bë një vit e gjysmë, mos më shumë, që vetëm ofendohen familjarët tanë nga njerëz që si duket i kanë bërë mirë llogaritë me veten e tyre dhe kur i dëgjoj këto gjëra, normalisht janë shpifje por çdo gjë ka një limit. Unë do e respektoj këtë gjë bindshëm, lërini familjet, shihemi personalisht një ditë. Edhe njëherë, ju kërkoj falje, për të tjerat, i di Zoti i madh“, tha Stresi.

Para disa ditësh Noizy ka festuar ditëlindjen e mes shumë urimeve të miqve të tij nuk mund të mungonte edhe urimi i Stresit, ku të dy reparat tashmë janë shokë shumë të mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48836 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE