‘Telenovela’ Fero-Arbenita/ Modelja thumbon ish-burrin e saj, postimi i fundit tregon shumëçka(FOTO)

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Telenovela’ Fero-Arbenita/ Modelja thumbon ish-burrin e saj, postimi i fundit tregon shumëçka(FOTO)

Arbenia dhe Fero janë një nga çiftet më të komentuar që nga fillimi i lidhjes së tyre e deri te ndarja. Së fundmi Fero është larguar nga muzika duke iu përkushtuar fesë islame, ndërkohë Arbenita ka vazhduar jetën e saj.

Por, këta të dy shpesh thumbojnë njëri-tjetrin, edhe pas ndarjes.
Bukuroshja në postimin e saj në InstaStory vendos një video ironike, me të cilën thumbon direkt ish-bashkëshortin e saj.

“Kthehemi së bashku, kam ndryshuar” është përshkrimi i videos të cilën ajo e postoi e ku gjithashtu shihet një burrë duke qeshur dhe duke treguar gishtin për jo.

Me këtë, modelja i bëri fansat të kuptojnë se Fero po tenton të kthehet tek ajo, por me sa duket Arbenita ka vendosur të vazhdojë jetën e saj.

Kujtojmë që Arbenita ka denoncuar Feron për dhunë ndaj saj, për të cilën ai edhe u arrestua, ku qëndroi dhe 30 ditë në burg.

'Telenovela' Fero-Arbenita/ Modelja thumbon ish-burrin e saj, postimi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE