Vijon zjarri në pyllin e Pishporos, prefekti i Fierit: Kemi tërhequr herë pas here trupat për shkak të rrezikut

vovalbania September 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flakët në Korfuz të Greqisë, 17 fshatra të evakuar!

Vijon prej disa ditësh zjarri në pyllin e Pishporos në Fier. Forca të shumta zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve ndonëse era e fortë ka ndikuar në përhapjen e tyre. Të shtunën është kërkuar që të hapet një rrugë nga forcat e ushtrisë dhe ato zjarrfikëse për të izoluar pjesën e pyllit që po digjet.

Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj thekson se sipërfaqja ka përshkruar 400 hektarë. Ai thotë se herë pas herë kanë tërhequr trupat që po punojnë për shuarjen e zjarrit për shkak të rrezikut.

“Aktualisht kemi vatra zjarri në zonën pyjore të Pishporos, një zonë e mbrojtur, një situatë që ka rreth 5 ditësh që po e ndjekim. Mjetet zjarrfikëse, trupat efektive dhe forcat e armatosura, punonjës të bashkisë Fier si edhe nga administrata e zonave të mbrojtura. Bëhet fjalë për një vatër zjarri të ekzagjeruar në sipërfaqe pyjore shumë të dendur, me një pyll të shkallëzuar, që ka bimësi dhe nga poshtë dhe lartë ajo e pishave, e cila e ka bërë të pamundur në shumë momente sidomos gjatë mesditës operimin.

Zjarri ishte në kurorë, në lartësi 15 apo 20 metra duke vështirësuar shumë punën e strukturave. Sipërfaqja ka përshkruar rreth 400 hektarë. Kemi pasur aktivizim të kapaciteteve të qarkut dhe të bashkive të tjera. Kemi operuar me forca zjarrfikëse dhe me trupa në orët e para të ditës si dhe pasdite vonë, gjatë mesditës është thuajse e pamundur. Kemi tërhequr trupat herë pas herë sepse temperatura arrinte në 1 mijë gradë. Banesat, stanet kanë qenë prioriteti ynë. Kemi ndërhyrë edhe gjatë natës. Aktualisht nuk kemi problematikë. Ne kemi aktivizuar të gjitha kapacitetet tona me zjarrfikëset”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE