Për ju që adhuroni kafen 1 tetori është dita juaj, ose ndryshe Dita Botërore e Kafesë!

vovalbania October 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për ju që adhuroni kafen 1 tetori është dita juaj, ose ndryshe Dita Botërore e Kafesë!

Dita ndërkombëtare e kafesë shënohet çdo vit në 1 tetor që prej vitit 2015 me qëllim promovimin e kremtimin e kësaj pijeje kaq të dashur për shumëkënd.

Ajo u caktua nga Organizata Ndërkombëtare e Kafesë, e cila vetë është themeluar në 1963-shin dhe sot, numëron 43 vende anëtare eksportuese dhe 6 importuese, që së bashku, përbëjnë 98% të prodhimit të kafesë në botë dhe 67% të konsumit të saj.

Evente të ngjashme megjithatë, nuk kanë munguar as në të shkuarën. Që në 1983-shin, All Japan Coffee Association nderonte kafenë dhe prodhuesit e saj, e në Nepal, Tajvan e madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ditë kombëtare të kushtuar kafesë.

1 tetori shërben për të ndihmuar edhe sesi të mësohet më shumë rreth kafesë, procesin e rritjes dhe mënyrën sesi kokrrat e saj shndërrohen më pas në pijen që shijojnë miliona vetë në të gjithë planetin, duke u kthyer në pijen e tyre të përditshme.

Rikujtojmë se, edhe pse është normale që shumica e popullsisë ta nisin ditën me një filxhan kafe, pirja me stomakun bosh nuk është aspak e këshillueshme nga ekspertët e shëndetit. Edhe pse është faktuar se kafeja ka disa efekte të dobishme në shëndetin tonë, si nxitësi i energjisë apo rregullon metabolizmin, konsumi i saj sapo të ngriheni nga shtrati mund të çojë në pasoja negative si fizike ashtu edhe mendore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49600 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE