I riu gdhend në trup tatuazhin e pazakontë për çiftin Luiz-Kiara (Foto)

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I riu gdhend në trup tatuazhin e pazakontë për çiftin Luiz-Kiara (Foto)

Padyshim që sezoni i fundit i “Big Brother VIP Albania” kishte shikueshmëri të “frikshme”.

Kjo jo vetëm prej punës dhe përkushtimit të stafit që programi ka por edhe prej konkurrentëve pjesmarrës, duke përmendur këtu këngëtarin Luiz Ejlli dhe moderatoren Kiara Tito.

Dyshja që më pas zyrtarizoi edhe romancën teksa ishin ende pjesë e reality show-t, krijuan një pëlqim të madh te ndjekësit, të cilët e tregonin afeksionin për t’a në mënyrat më të ndryshme.

Kështu ka bërë edhe një fans i tyre së fundmi. Ai ka gdhendur në trup një tatuazh që lidhet pikërisht me Luizin dhe Kiarën.

“LuKi (#teamluki)”, është ky tatuazhi i të riut.

Foton e ka shpërndarë dhe Luiz Ejlli në InstaStory dhe krahas shkruan: “Faleminderit vëlla, t’du fort“.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE