Sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të familjes mbretërore!

vovalbania October 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të familjes mbretërore!

Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike është vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik. Faqja e internetit royal.uk tregoi një mesazh “error-i” dhe vizitorët nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit. Më vonë, ajo u kthye në funksionale përsëri, por me kontrolle shtesë të sigurisë për përdoruesit përpara se t’i lejonin të hynin.

Duke cituar një burim mbretëror, “Sky News” tha se nuk bëhej fjalë për një hakerim, pasi asnjë përdorues i huaj nuk kishte arritur të kishte akses në sistemet ose përmbajtjen e faqes në internet. Nuk është ende e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik. Grupi rus i hakerëve Killnet ndau një postim në “Telegram” duke pretenduar se qëndronte pas sulmit të shkurtër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE