“Kam pasur shumë dhunë në familje”, konkurrentja e Love Island rrëfen periudhën e vështirë të jetës së saj

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam pasur shumë dhunë në familje”, konkurrentja e Love Island rrëfen periudhën e vështirë të jetës së saj

Teksa ditët kalojnë, ishullorët e “Love Island” na tregojnë më shumë nga jeta e tyre private.

Ditën e sotme, Xhoana dhe Arlindi kanë organizuar një lojë, duke i drejtuar pyetje njëri-tjetrit. E një pyetje e Arlindit, do të na zbulonte një episod prekës nga jeta e Xhoanës.

E vendosur përballë sfidës ku duhet të tregonte historinë e jetës së saj në 4 minuta, Xhoana ka zbuluar për herë të parë se gjatë periudhës së adoleshencës, në familjen e saj është përballur shpesh me dhunën.

“Kam pasur një fëmijëri të bukur kam qenë fëmijë i lumtur. Adoleshenca nuk ka qenë aq e mirë sepse kam pasur shumë dhunë në familje. Kam ecur vetëm edhe pse jam kaq e vogël, kam kaluar një traum tjetër dhe prap jam e fortë”.

Ky rrëfim ka prekur edhe Stivin e Arlindin të cilët u munduan t’i qëndronin afër banores duke i dhënë kurajo për ato cfarë ka kaluar.

Pas kësaj, i pyetur se cilat janë 5 cilësitë që i pëlqejnë më shumë te Xhoana, Arlindi nuk ka nguruar të përgjigjet duke treguar:

“Më pëlqen shumë sepse je e matur, e rezervuar, e drejtpërdrejtë, e sinqertë dhe ke një veti që të qetëson kur je i mërzitur”.

Kjo bisedë e sinqertë dhe private, me siguri do të afrojë akoma më shumë ciftin Xhoana-Arlind.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49821 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE