Tragjedi në Itali, autobusi bie mbi shinat e trenit, të paktën 20 të vdekur dhe shumë të plagosur

vovalbania October 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në Itali, autobusi bie mbi shinat e trenit, të paktën 20 të vdekur dhe shumë të plagosur

Të paktën 20 të vdekur dhe 40 të plagosur raportohen në një aksident tragjik në Itali, ku një autobus ka rënë nga mbikalimi në Mestre, Venezia dhe ka përfunduar mbi shinat e trenit. Pas përplasjes autobusi ka marrë flakë.

Ndërkohë që në vendngjarje ka mbi 50 ambulanca, një zjarrfikës ka deklaruar se “ka shumë të vdekur”.

“Ka shumë vdekje, shumë” tha një zjarrfikës që u largua për disa minuta nga zona e operacioneve të rikuperimit të autobusit që u aksidentua.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet e mia shkojnë tek viktimat, familjet dhe miqtë e tyre. Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe me ministri Matteo Piantedosi për ndjekjen e lajmeve mbi këtë tragjedi”, është shprehur Meloni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE