Del jashtë kontrollit zjarri në Kraps të Fierit, flakët po përhapen drejt fshatrave të Patosit!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Del jashtë kontrollit zjarri në Kraps të Fierit, flakët po përhapen drejt fshatrave të Patosit!

Zjarri në fshatin Kraps të Fierit po del jashtë kontrollit, duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë.

Gazetari Enea Verria raporton për BalkanWeb se 4 automjete zjarrfikëse ndodhen tashmë në vendin e vatrës se zjarrit në kodrat me ullishte në Kraps për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dy vatra janë ende aktive njëra brenda perimetrit te zonës së djegur dhe tjetra po përhapet drejt fshatit Portëz në anën tjetër të kodrës duke djegur sipërfaqe te konsiderueshme me ullinj e madje duke kaluar pranë fshatit Grize në Patos.

Terreni mjaft i vështirë e ka bërë jo të lehte ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50882 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE