Eneda Tarifa rikthehet me projekte të reja, zbuloni se për çfarë bëhet fjalë

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eneda Tarifa rikthehet me projekte të reja, zbuloni se për çfarë bëhet fjalë

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, këtë sezon do t’i rikthehet ekranit edhe si moderatore. Pas disa sezoneve në drejtimin e spektaklit të humorit “Portokalli” , Eneda iu përkushtua më shumë muzikës dhe projekteve të reja, ndërsa tani është gati për të drejtuar një program plotësisht në profilin e saj.

Siç është mësuar së fundi, këngëtarja do të moderojë spektaklin “Këngë Moj” në sezonin e ri, një program muzikor i transmetuar prej dy vitesh.

Spektakli përcjell këngën shqiptare, tradicionale, popullore e qytetare, por po ashtu edhe muzikën e lehtë. Me moderatore Klea Hutën, “Këngë Moj” ka bërë pjesë të mbrëmjeve muzikore këngëtarë si; Eli Fara, Aurela Gaçe, Irma Libohova, Artiola Toska, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Ylli Baka, Bujar Qamili e shumë të tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48880 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE