Gjithçka nisi me një ‘unfollow’ në Instagram, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipa-n!

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka nisi me një ‘unfollow’ në Instagram, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipa-n!

Së fundmi këngëtarja e njohur Selena Gomez ka reaguar për thashethemet se ajo ka mosmarrëveshje me Dua Lipa-n pasi e bëri ‘unfollow’ në Instagram. 31-vjeçarja vendosi që më në fund të fliste për këtë pasi u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”. Selena tha se:

Ndodhi aksidentalisht. Po hiqja disa njerëz nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-n’?

Menjëherë pas kësaj, Selena e mbështeti publikisht Dua-n për të treguar se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre. Ajo postoi një foto me një fustan me model fluturash “Versace” me mbishkrimin:

Një moment i vogël Versace/Dua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Së fundmi Gomez ka folur për një nga strategjitë e kujdesit personal në ditët kur është e rënduar psikologjikisht. Gjatë një bisede në Samitin e Muzikës në Los Angeles, ylli i muzikës pop foli për luftën me shëndetin mendor. Selena shmang dhomën e gjumit në ditët e këqija të jetës së saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49276 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE