Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dini

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hapen aplikimet për Lotarinë Amerikane, çfarë duhet të dini

Ditën e sotme janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane 2025.

Të gjithë shqiptarët, të cilët dëshirojnë të provojnë fatin e tyre për ëndrrën amerikane kanë një muaj kohë për të aplikuar.

Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Aplikimet do jenë të hapura deri më 7 nëntor, në orën 12:00.

“Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y.

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv”, thuhet në njoftim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE