U përzgjodh mes 100 artisteve më të mira në botë, shqiptarja lë pa fjalë ndjekësit me deklaratën e saj

vovalbania October 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përzgjodh mes 100 artisteve më të mira në botë, shqiptarja lë pa fjalë ndjekësit me deklaratën e saj

Piktorja Argentina Fetahu ka bërë krenar çdo shqiptar pasi është shfaqur në billbordet e “New York Times” në mesin e 100 artistëve më të mirë të artit në botë.

Gjatë një inetrviste televizive ajo tregoi raportin me pikturën, ndërsa tha që talentin për art e ka praktikuar që në fëmijëri.

“Nuk e kam nga familja, por  që e vogël e kam pasur talentin për art edhe e mbaj mend, që Gjyshi ka qenë përkrahës shumë i madh i imi dhe ka qenë shtylla kryesore për mua. Pastaj km filluar të punoj pa u ndalur. Më pas që në moshë të re kam botuar një libër për ilustrime për fëmijë. Kështu që prej disa ilustrimeve të bëra, kam filluar të punoj shumë dhe kam ndjekur studimet për art. Studimet i kam bërë në Universitetin e Prishtinës. Skicat e mia i kam nisur në letër”, tha ajo.

Ajo tha se në Shqipëri ende nuk ka kryer asnjë murale me dorën e saj, por shtoi se ka patur një ekspozitë personale në qytetin e Shkodrës.

“Jo, sa i përket muraleve jo, por  kam qenë pjesëmarrjes në ekspozita të shumta, kisha një ekspozitë personale në Shkodër, ka qenë një pjesë shumë e bukur  për mua se ishte një urë një urë lidhëse mes Gjakovës dhe Shkodrës, që janë dy vende  me tradita dhe kultura”, tha ai.

Por si e gjeti veten në mesin e 100 artistëve më të mirë të përzgjedhur nga “New York Times”, për këtë Fetahu bëri këtë përshkrim:

“Normalisht që nuk e prisja, më parë mora një ftesë nga një kolegia e ime filipineze. Ajo më tha se e donte të më shihte në atë ekran gjigand dhe më pas më erdhi një email, nuk e kisha parë për shkak të punëve të shumta,  dhe kur e pashë e vura re që isha përzgjedhur në mesin e artistëve dhe ishte një moment emocionues për mua, sepse çdo artist do donte të ishte pjesë e kësaj platforme”, tha artistja.

Ajo tha se gjatë pikturimit të muraleve, ka pasur raste të rrezikshme që i kenë rrezikuar jetën për shkak të shtrembërimit të skelave.

“Për shkak të skelave, më ka ndodhur dy herë, që më janë shtrembëruar skelat. Kanë qenë dy herë duke u rrezikuar”, shtoi ajo

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE