E fundit/ Plas keq në “Top ChanneI”, sherr mes Ronaldo Sharkës dhe Olsa Muhametit

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E fundit/ Plas keq në “Top ChanneI”, sherr mes Ronaldo Sharkës dhe Olsa Muhametit

Një sherr ka ndodhur së fundmi në zyrat e “Top Channel” mes dy personazheve të njohur, Olsa Muhameti dhe Ronaldo Sharka.

Burime pranë “Top Channel” kanë treguar për ‘Iconstyle’ se mes autores së “Për’puthen” dhe moderatorit që iu shtua së fundmi stafit të emisionit, ka patur një përplasje të ashpër.

Ky “sherr” vjen gati një muaj pas nisjes së bashkëpunimit të dyshes, për emisionin e dashurisë që ka nisur sezonin e ri në “Top”.

Ende nuk dihen motivet e përplasjes së fortë të Sharkës dhe Muhametit në ambientet e TV, megjithatë nga një kërkim i shpejtë vumë re që ata as nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

A do të vazhdojë ende bashkëpunimi i tyre në “Për’puthen”, apo marrëdhëniet u ndërprenë këtu? Kjo mbetet për t’u parë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50006 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE