Vdekja e 3-vjeçarit, Eliona mes lotësh: ‘Ndihem fajtore, të njëjtën gjë kaloi edhe nipi im në atë klinikë’

vovalbania October 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e 3-vjeçarit, Eliona mes lotësh: ‘Ndihem fajtore, të njëjtën gjë kaloi edhe nipi im në atë klinikë’

Një ngjarje e rëndë e publikuar ditën e sotme ka tronditur opinion publik, pasi një 3 vjeçar ka ndërruar jetë pas vizitës tek dentisti Ronald Xhaxho.

Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30.

Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen.

Pas kësaj ngjarje, një reagim publik e ka bërë aktorja Eliona Pitarka.

E tronditur dhe mes lotësh, Eliona shprehet se të njëjtën situatë ka kaluar edhe ajo pasi dërgoi nipin e saj tek e njëjta klinikë.

Nipi u zgjua pas 5 orësh nga narkoza që i kishte bërë dentisti në fjalë, e pas zgjimit ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

Eliona tregoi se për këtë ngjarje nuk mori kurrë një përgjigje nga klinika dhe nuk iu hap më telefoni.

Ajo shprehet se ndihet fajtore dhe e penduar që nuk e bëri publike këtë ngjarje dhe emrin e klinikës, pasi asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur.

“Para një viti kemi dërguar nipin tonë në atë klinikë. Pas narkozës që i ka aplikuar nipit tim për mbushjen e kësaj dhëmballe te kjo klinikë, iu desh 5 orë që të zgjohej. Pasi është zgjuar nipi kishte marrje mendsh, fliste përçart, ka vjellë. Dhe ajo klinikë asnjëherë nuk na u përgjigj në telefon për të na thënë nëse kjo ishte normale. Dhe pengu im më i madh është që nuk e bëra publike atë rast. Dhe them peng sepse kur i tregova rastin tim babait të 3 vjeçarit tha: “Ku ta dija unë se ku e çova djalin. Nëse do e dija nuk e kisha çuar”. Dhe ndjehem fajtore që nuk e bëra publik rastin”, thotë ajo mes lotësh.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/60f41c7486134cec80f69b7651ded311.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49186 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE